Në këtë video tmerruese shihet një nënën e re në moshë e cila e lë fëmijën e saj në rrugë te një stacion i autobusëve. Ajo shihet duke shikuar rreth e rrotull nëse ndonjëri është duke e parë apo jo. Ajo në fillim e bën gati fëmijën e saj e ulë në një qoshe të rrugës dhe e bën gati duke i veshur disa rroba fëmijës, për ta braktisur pas disa minutave. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Guiyang City të Kinës. Më pas shihe që pranë fëmijës afrohen disa persona të cilët e shikojnë se ku është nëna e tij. Pas disa minutave aty kalon një femër e cila merr fëmijën dhe e dorëzon në stacionin e policisë, dhe tashmë policia është vënë në kërkim të nënës së fëmijës.