Tmerrohen serbët, bonboniera Kamila “në formë të Shqipërisë së Madhe” (FOTO)

Serbët tmerrohen me bonbonierën Kamila “në formë të Shqipërisë së Madhe”: Shitet anekënd Serbisë e ka deklaratën se “prodhohet në Kosovë”
Një numër i madh i zinxhirit tregtar të shitoreve në Serbi në ofertën kanë sjell bonbonierën “Kamila” në deklaratën e prodhuesit shkruan “import nga Kosova”, shkruan “Novosti”.

Në deklaratën e këtij produkti, shkruan “import nga Kosova”, me çka sipas gazetës shkelet Kushtetuta e Serbisë, ku në preambulën e saj shkruan ajo është pjesë përbërëse e vendit si dhe rekomandim i Ministrisë së tregtisë.

Që gjërat të jenë edhe më keq, kur hapet pakoja shihet se çokollatat në bonbonierë janë në formën e “Shqipërisë së Madhe”, me çka i është dërguar provokim i hapur blerësve dhe qytetarëve të Serbisë.

Organet përgjegjëse, analistët dhe përfaqësuesit e Shoqatës së konsumatorëve kanë dënuar shitjen e këtij prodhimi në vend dhe kanë porositur që ai urgjent të hiqet nga tregu.

“Në shitore kam vërejtur bonbonierën ‘Kamila”, që përreth duket e bukur dhe kam vendosur ta blej. Sinqerisht, nuk kam vërejtur deklaratën e prodhimit, kur erdha në shtëpi rastësisht e pash dhe më ra terri syve. Në deklaratën e prodhuesit për produktin e blerë në Serbi, vendi i prejardhjes shkruante Kosova. Nuk munda të besoj, që dikush ka lejuar këtë gjë, dëshmon i zhgënjyer qytetari i Serbisë.

Analisti dhe drejtori i Qendrës për politikë ndërkombëtare Mishel Zubenica ka thënë se këto gjëra nuk do guxonin të ndodhnin në Serbi dhe ato duhet të hiqen nga shitoret.

“Qëndrimi i vendit tonë në lidhje me Kosovën është i qartë sikurse edhe Kushtetuta. Andaj nuk duhet të guxojmë të lejojmë që në rafte të shitoreve tona të ketë prodhime me deklarata prodhimi të Kosovës. Kjo është e pakuptueshme , nëse kemi parasysh se ata mbajnë tarifën 100 për qind në mallrat tona dhe kompanitë tona mundohen të plasojnë mallra në Kosovë. Përveç kësaj këto kanë formën e ‘Shqipërisë së Madhe’- që është direkt provokim për secilin qytetar.

Në organizatën kombëtare të konsumatorit në Serbi thonë se kjo formë e deklarimit është kundër normave ligjore dhe mos respektim për qytetarët e vendit tonë.

“Kanë vendos çokollatat anash që mos t vërehen, ky është provokim i hapur dhe nuk mund të besoj që akoma të gjenden në rafte e shitore- tha qytetari i tërbuar.

Organet përgjegjëse theksojnë se ka shumë lëshime në këtë mënyrë dhe nënvizojnë doganën dhe pastaj të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm dhe rigoroz në afarizmin dhe distribuimin e kësaj mënyre.