Babë e bir janë arrestuar pasi u akuzuan se kishin vrarë një ish-polic dhe kishin ngrënë trupin e tij. Banorët e tmerruar në qytetin ukrainas të Saltivka gjetën një kufomë pa kokë të hedhur pranë një porte bodrumi afër një blloku apartamentesh. Plagët me thikë në trup treguan se ‘mishi’ ishte hequr nga njeriu. Policia më vonë kontrolloi banesën e babait dhe djalit – dhe gjeti kokën e policit 45 vjeçar në një kuti të fshehur në ballkon.
As viktima, as kanibalët e dyshuar nuk iu janë publikuar emrat. Kanibalët e dyshuar vrasës u arrestuan gjysmë të zhveshur në banesën e tyre. Një video macabre tregon momentet kur policia ka marrë trupin pa kokë në vendin e ngjarjes, i cili ishte mbuluar me mbeturina. Banorja r tronditur Alexandra Grabeynik tha: “Pashë dhe dukej sikur nuk kishte kokë… shikova përsëri dhe sytë nuk më kishin gënjyer. Detektivët na thanë se trupi nuk kishte kokë.
Pastaj pantallonat i ranë dhe doli që kanibalët kishin prerë mish prej aty” . Viktima u identifikua dh rezultoi se ishte një ish-polici që ishte zhdukur nga shtëpia me 4 tetor 2018. Më vonë ai është parë duke pirë në shoqërinë e dy burrave. Në dëshminë e tij, djali 20 vjeçar ka thënë se babai i kishte prerë mishin ish-policit dhe e koshin zierë përpara se ta hanin.