Lionel Messi ka pasur një sezon frustrues deri tani këtë fushatë. Sulmuesi argjentinas pësoi një dëmtim në kofshë në fillim të gushtit, gjë që e detyroi atë të mungonte në muajin e parë të fushatës së re, transmeton Periskopi, përcjellë gazeta Koha. Por ai ka punuar shumë të rikthehet në formën më të mirë fizike dhe ai u rikthye kundër Borussia Dortmundit, të martën mbrëma. Ai e filloi ndeshjen nga banka rezervë, por u inkuadrua në pjesën e dytë.
Mirëpo, imapkti i tij ishte minimal. Përballja u mbyll 0-0 derisa Barcelona dështoi të gjente rrugën prapa krahëve të Roman Burkit. Tani, një fans ka përpiluar një video të paraqitjes “katastrofale” të Messit, të cilën e ka postuar në Twitter. Dhe për të qenë të drejtë, është fantastike.
https://twitter.com/i/status/1174099829104041984