Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, legjendari Lorik Cana, i jep sonte lamtumirën futbollit të luajtur përmes një ceremonie speciale që FSHF ka organizuar para ndeshjes Shqipëri-Itali. Por nuk do të jenë të grupuar dhe me banerin e tyre “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët i kanë dhënë tonin stadiumeve në mbarë Europën sa herë ka luajtur ekipin ynë kombëtar. Tifogrupi iu lut Lorik Canës ta shtynte ceremoninë, por vetë ish-kapiteni deklaroi se kjo ishte e pamundur, për shkak se ishte shumë vonë dhe pastaj nuk ka vlerë asnjë lloj organizimi.
Nga ana tjetër, “Tifozat Kuq e Zi” nuk e prishën bojkotin për ndeshjet brenda, edhe pse përballë sonte është Italia kundërshtar apo qoftë edhe për ceremoninë e Lorik Canës. Megjithatë, “Tifozat Kuq e Zi” kanë falenderuar ish-kapitenin përmes një statusi në profilin e tyre zyrtar në Facebook: