Pikërisht në vitet e 70 filloi ndërtimi masiv në lagjet “Venec1”, “Venec 2”, “Qernanicë”, “Konjarë”, dhe disa lagje periferike. Dinamika e ndërtimeve ka qenë e madhe dhe sot – faktikisht tokat pjellore të cilët kanë qenë deri në vitin 1970, janë mbushur me shtëpi individuale dhe shtëpi kolektive. Kjo do të thotë se ka patur një tkurrje të tokës pjellore, nga e cila gjatë shekujve të kaluar, një pjesë e mirë e dibranëve ka mbijetuar
Vjollca SADIKU
Dibër, 7 korrik – Qyteti i Dibrës është një qytet i lashtë dhe si vendbanim urban dhe prëmendet qysh në shekullin e 5 para erës sonë. Qyteti shtëpitë i ka patur kryesisht në pjesën kodrinore të tij dhe dibranët gjatë shekujve të kaluara kryesisht kanë mbijetuar nga bujqësia. Gjatë Luftës së Parë dhe të dytë Botërore, Dibra ka qenë një qytet i cili poashtu shtëpitë i ka patur në kontinuitet në pjesën e epërme të tij dhe me plot dinjitet ka mbajtur me fanatizëm tokën pjellore si në pjesën e fushës së Dibrës, ashtu edhe në pjesët tjera të cilët kanë qenë në afërsi të lumenjve Radikë dhe Drini i Zi. Në fillim të viteve të 70-ta, respektivisht pas tërmetit katastrofal, në vitin 1967, duke marrë parasysh dëmet e mëdha që patën shtëpitë e dibranëve, filloi një invazion i qytetarëve për të ndërtuar shtëpi individuale edhe në pjesën fushore të tij.
Pikërisht në vitet e 70 filloi ndërtimi masiv në lagjet “Venec1”, “Venec 2”, “Qernanicë”, “Konjarë”, dhe disa lagje periferike. Dinamika e ndërtimeve ka qenë e madhe dhe sot – faktikisht tokat pjellore të cilët kanë qenë deri në vitin 1970, janë mbushur me shtëpi individuale dhe shtëpi kolektive. Kjo do të thotë se ka patur një tkurrje të tokës pjellore, nga e cila gjatë shekujve të kaluar, një pjesë e mirë e dibranëve ka mbijetuar. Duke komentuar këtë situatë, arkitekti i njohur dibran Gazmend Cami, thotë se Dibra si vendbanim urban gjatë shekujve kryesisht ka qenë e vendosur në kodrën e “Bejlerëve” në “Varosh”, “Tikvarc”… Nevoja për ndërtimet e reja ka patur një dinamik të veçantë, me çka Komuna Dibër me ndryshimet e planeve urbanistike, ka lejuar të fillojnë ndërtime edhe në pjesën fushore të qytetit.
Sot, lagjet në pjesën fushore të Dibrës banohen nga numri më i madh i qytetarëve meqë pjesa e vjetër e qytetit, sidomos nga qytetarët autokton – ka ndërtuar shtëpi në pjesën fushore. Në këtë drejtim, thotë Cami, ka pasur edhe nevojë për një infrastrukturë më të mirë meqë pjesa e epërme e qytetit ka qenë kryesisht me rrugë të ngushta me kalldrëm, gjë që sot nuk korrespondon me nevojat e popullatës. Cami thotë se pikërisht jeta moderne ka kërkuar që dibranët të zbresin në pjesën fushore dhe me ndryshime të planeve urbanistike të ndërtojnë shtëpitë e tyre. Vendbanimet e reja të Dibrës, ose siç i njeh populli – pjesa e Dibrës së re, ka një infrastrukturë moderne, por me ndërtimet maksimalisht ka ndikuar në zvogëlimin e hektarëve të tokës pjellore.
Aty ku dikur rritej misri, gruri, dhe kishte hardhi rrushi në sipërfaqe të gjëra, sot dominon betoni, i cili është prezent në të gjitha ndërtimet moderne të kohës. Sipas Njësisë të urbanizmit pranë pushtetit vendor në Dibër, gjatë ndryshimit të planeve urbanistike është marrë parasysh pjesa fushore, por nevojat e popullatës kanë qenë në rritje për ndërtime të objekteve të banimit. Shumë të moshuar dibran flasin për kohën kur gjatë viteve të 50 dhe 60 kanë qenë të angazhuar në punët bujqësore në pronat e tyre në sipërfaqet ku sot janë shtëpitë e reja të dibranëve. Por, këto sipërfaqe të Dibrës kanë mbet vetëm në kujtimet e të moshuarve dibran, por edhe në albumet me fotografi që i takojnë të kaluarës. Përndryshe, arkitekti Cami vlerëson se pozita e Dibrës në të kaluarën ka patur bukurinë e saj, por që rritja e numrit të popullatës e ka bërë të vetën. (koha.mk)