Thoma Strakosha është përzgjedhur si lojtari më i mirë i javës së 26-të të Serie A për talentet nën 23 vjeç. Ka qenë një sondazh i realizuar nga “La Gazzetta dello Sport” që e kanë nxjerrë fitues portierin e kombëtares shqiptare.
Strakosha u bë protagonist me pritjet e tij në derbin Lazio-Roma, ku skuadra e tij fitoi me rezultatin 3-0 dhe portieri shqiptar ndaloi lojtarët e Roma-s të tundin rrjetën e portës së mbrojtur nga ai.
Nice save by Strakosha on this Dzeko shot pic.twitter.com/nipQb7GHhZ
— Para (@Paracelsus) March 2, 2019
Tre momente kryesore në atë ndeshje i dhanë atij kreun për talentet e kësaj jave: Pritja spektakolare ndaj Dzeko, i cili goditi nga brenda zone. Fluturimi në goditjen e Florenzi që mori një trajektore të çuditshme dhe qëndroi në fushë për 90 minuta pavarësisht dhimbjeve që kishte në shpatull.
Great save from Strakosha on this Florenzi shot pic.twitter.com/mhpKfJcrIN
— Para (@Paracelsus) March 2, 2019