Ish kryetari i Kamenicës, banorë i fshatit Karaçevë, Shaip Surdulli ka publikuar video para shtëpsië së tij ku shihen 11 ushtarë të xhandarmërisë serbe me qenë ushtarakë duke patrulluar rrugëve të fshatit Karaçevë.
Se janë ndjerë të sigurt në atë pjesë të Kosovës, tregon edhe një detaj brenda videos ku ushtari i fundit i xhandarmërisë serbe gjenë kohë edhe të pastrojë “çizmet” apo këpucët ushtarake në asfaltin para shtëpisë së Surdullit.
Ja edhe vedeo nga kamera e shtëpisë ku shihet qartë duke kaluar ushtarët serbë me disa qenë nëpër rrugën e lagjës sonë në Karaçevë të Poshtëme të komunës së Kamenicës, më 07.08.2020 rreth orës 18,05.
Publiée par Shaip Surdulli sur Lundi 10 août 2020