Pas dy tërmeteve të pasdites, një tjetër lëkundje u ndje para pak minutash në juglindje të vendit. Bëhet fjalë për një tërmet me magniturdë 3.7 ballë e shkallës rihter.
Dy tërmete të njëpasnjëshme u regjistruan në Korçë ditën e sotme rreth orës 14:00. Tërmetet të shkallës 4.4 dhe 3.4 rihter kanë qenë njëri me epiqendër 10 km në jugperëndim të Bilishtit dhe tjetri 16 km në lindje të Korçës.
Dy muaj pas valës së tërmeteve që nisën në 1 qershor, paniku është rikthyer tek banorët të cilët kanë braktisin shtëpitë e tyre duke dalë në rrugë dhe lulishte.
Nga verifikimet e para tërmetet kanë shënuar dëme të lehta përsëri në zonën e Qafzezit dhe Vidohovë ndërsa edhe në qytet janë shënuar dëmtime të oxhakëve të banesave e pallateve dhe plasaritje muresh.