Shkup, 27 tetor – Dy herë medalisti i bronztë nga kampionatet Evropiane për kadet, Elmedin Sejfullahi, arriti sot edhe një rezultat tjetër të shkëlqyeshëm në karrierën e tij, duke u kurorëzuar me medaljen e argjendtë, në Kampionatin Ballkanik për junior, që po zhvillohet në Bursa të Turqisë.
19-vjeçari, pas tri fitoreve të shkëlqyeshme ndaj kundërshtarëve nga Turqia, Kosova e Rumania, në sfidën e fundit të kategorisë deri me 60kg, u ndesh me nënkampionin aktual të Evropës për junior, bullgarin Mikyay Naim, ndaj të cilit zhvilloi një luftë të shkëlqyeshme, por fal vetëm një gabimi të vogël gjate disavantazhit prej 7-5, në fund u deshtë të pajtohet me humbjen prej 15-5.
Sidoqoftë, kjo disfatë nuk e zbeh suksesin e madh të Elmedin Sejfullahi do të kthehet në Shkup me medaljen e argjendtë.