Shkup, 26 dhjetor – Atë që e fitoi me plotë meritë e shumë djersë në dysheme duke u shpall kampion i Evropës për kadet, Besir Alili e kurorëzoi sonte me një shpërblim tjetër shumë të madh edhe jashtë tij, njofton gazeta Koha.
‘Perla’ e mundjes në vendin tonë, tash më edhe zyrtarisht dhe në mënyrë mëse të merituar është sportisti më i mirë i ri në Maqedoninë e Veriut për vitin 2019.
‘Oskari’ për sportistin më të mirë të ri është në duar të vërteta, ndërsa nga klubi KM “Liria”, shpresojnë dhe janë të bindur që jo pas shumë vitesh, edhe atë të seniorëve dhe në mënyrë të vazhdueshme, do të “rrëmbehet” nga Besir Alili.