Distria Krasniqi ka fituar edhe një medalje. Ajo mori të bronztën në Grand Prix Hagë ku rrëmbeu edhe 350 pikë Olimpike të vlefshme për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Xhudistja kosovare e ka mposhtur me Ippon për vetëm 20 sekonda kinezen, Yanan Li. Kjo është medalja e 11 për xhudistët kosovarë në katër javët e fundit.