Nuk ndalen lajmet e këqija për Barcelonën. Pas eliminimit të turpshëm në Ligën e Kampionëve, tani kanë marrë edhe një lajm tjetër aspak të mirë, shkruan GazetaBlic, përcjellë gazeta Koha.
Luis Suarez ka pësuar një lëndim në gju dhe pritet të mungojë në finalen e madhe të Kupës së Mbretit, aty ku me datën 20 të këtij muaji, në “Estadio Benito Villamarin” të Sevillas, Barcelona do të përballet me Valencian.
Gjatë ditëve të ardhshme pritet të mësohet diagnoza e plotë e lëndimit, derisa mbetet të shihet se kur do të arrijë të rikuperohet.