Lori Karius ka ndërruar skuadër, por mesa duket i ka ruajtur veset. Gjatë ndeshjes së Europa Leagues mes Malmos dhe Besiktasit, portieri ka bërë një tjetër gafë trashanike teksa ka dashur të kalojë topin mbi tërthorëse, por i cili përfundoi në rrjetën e portës së tij. Malmo e fitoi ndeshjen me rezultat 2:0.