Para pak çastesh ka ndodhur një shkëmbim i zjarrit mes Policisë dhe disa të dyshuarve që ndodheshin në një veturë të zezë.
Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur afër rrethit që gjendet “Te Ismeti” në rrugën që shpie për Fushë Kosovë, bëjnë të ditur burime të Indekonlin.net.
Sipas këtyre burimeve, incidenti ka ndodhur pasi një veturë që ishte në kërkim nga policia, personat që ishin brenda saj, sapo kanë vërejtur veturën e policisë kanë filluar të shtënë drejt veturës së policisë.
Në vendin e ngjarjes ka arrin përforcime të policisë,ë ndërsa Indeksonline mëson se përveç që janë dëgjuar të shtëna, nuk ka vdekur apo nuk është lënduar asnjë person.