Lajmi kryesor që po bën xhiron e botës është kualifikimi i Lionel Messit dhe Argjentinës së tij në Kupën e Botës pasi ylli i Barcelona-s shënoi një tripletë në fitoren 3-1 ndaj Ekuadorit. Por ndeshjet e së martës treguan edhe dështimet e Holandës dhe Kilit për të siguruar një biletë për në Kupën e Botës. Sportsmail ka kompiluar një listë titullarësh me emra të njohur të botës së futbollit që nuk do të jenë në Kupën e Botës.
Portier: Jan Oblak, Slloveni dhe Atletico Madrid
Gardiani i Atletico Madrid është një nga portierët më të mirë për momentin dhe ka tre vite e gjysmë që është numri një i skuadrës së Diego Simeone-s. 24-vjeçari nuk ka luajtur asnjë Kupë Bote.
Mbrojtës i djathtë: Antonio Valencia, Ecuador dhe Manchester United
Mbrojtësi i fuqishëm dhe i shpejtë anësor ka qenë kapiteni i Manchester United këtë sezon me mungesën e Carrick, por Valencia do të jetë pushim gjatë verës. Ekuadori i tij e përfundoi në vend të 10-të kualifikuesen e Amerikës së Jugut.
Qendërmbrojtës: Virgil van Dijk, Holandë dhe Southampton
Kanë qenë disa muaj të vështirë për Van Dijk, i cili është munduar të largohet me çdo kusht nga Southampton pasi ka dëshirë të luajë në nivel më të lartë. Ai nuk do të luajë në Rusi pasi Holanda u pozicionua në vend të tretë, pas Francës dhe Suedisë.
Mbrojtës i majtë: David Alaba, Austri dhe Bayern Munich
Alaba mungoi në ndeshjen e fundit të kualifikueseve me Austrinë që humbi 3-2 ndaj Serbisë që kryeson grupin D. Austria ka që në vitin 1998 që nuk merr pjesë në një Kupë Bote.
Mesfusha: Arjen Robben, Holandë dhe Bayern Munich
Mungesa e holandezëve do të ndihet në Rusi vitin tjetër. Robben shënoi dy gola në fitoren 2-0 ndaj Suedisë të martën por fati i Holandës ishte vendosur. Anësori i Bayern Munich i ka thënë lamtumirë përfaqësueses. Ai ka luajtur në tre Kupa Bote.
Mesfusha: Naby Keita, Guinea dhe RB Leipzig
Lajmi i mirë për tifozët e Liverpool do të jetë se blerja e verës së ardhshme do të marrë pjesë në fazën përgatitore. Guinea e tij nuk ka arritur të kualifikohet megjithëse ka mbetur edhe një raund final për t’u luajtur në Afrikë.
Mesfusha: Arturo Vidal, Kili dhe Bayern Munich
Dështimi për të arritur Kupën e Botës është një zhgënjim i madh për Arturo Vidal. Në moshën 30-vjeçare, turneu i verës së ardhshme me shumë mundësi do të ishte i fundit për të me përfaqësuesen. Ai nuk luajti në humbjen 3-0 ndaj Brazilit për shkak të një pezullimi.
Mesfusha: Christian Pulisic, Shtetet e Bashkuara dhe Borussia Dortmund
Pulisic mund të kishte qenë një nga yjet e rinj që do të shpërthenin në Rusi. Në moshën 19-vjeçare, ai është një lojtar kyç i Borussia-s dhe Amerikës, ku ka shënuar nëntë gola në 20 ndeshje. Por pasi Amerika u mund 2-1 nga Trinidad Tobago të martën, Pulisic shënoi, por Kupën e Botës do ta shohë nga televizori.
Sulmues: Gareth Bale, Uells dhe Real Madrid
Uellsi ishte një protagonist fantastik i Euro 2016 teksa arriti deri në gjysmëfinale ku u mund nga fituesit eventual Portugalia. Bale i humbi dy ndeshjet e fundit të Uellsit për shkak të një dëmtimi dhe padyshim që ishte një mungesë shumë e rëndësishme.
Sulmues: Pierre-Emerick Aubameyang, Gabon dhe Borussia Dortmund
Aubameyang është një golashënues i pashpirt në Gjermani për Borussia Dortmund por Gabon nuk ka shkuar asnjëherë në Kupën e Botës. Të paktën do të ketë shokun e ekipit Pulisic për të kaluar verën e ardhshme.
Sulmues: Alexis Sanchez, Kili dhe Arsenal
Si Van Dijk, muajt e fundit kanë qenë turbulente për Sanchez. Ai vazhdoi me Arsenal megjithëse është kërkuar nga Guardiola i Manchester City-t në ditët e fundit të merkatos. Dhe tani 28-vjeçari ka marrë një zhgënjim tjetër teksa është mundur 3-0 nga Brazili të martën, çka do të thotë se fituesit e Fituesit e Konfederatave 2016 nuk do të jenë në Rusi.