Gjykata e Apelit sot vazhdoi me shqyrtimin e apeleve për masat për kujdes të shqiptuara nga Gjykata Penale në lëndën “Titanik” në PSP për parregullsi zgjedhore.
Në Gjykatë shqyrtohet apeli i ish-kryeministrit dhe lider i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në zgjidhjen e gjykatës së shkallës së parë për marrje të pasaportës së tij dhe për detyrimin që një herë në javë të paraqitet në gjykatë. Gjithashtu, shqyrtohet edhe ankesa e Prokurorisë Speciale Publike ndaj vendimit të Gjykatës Penale që t’i caktojë masë paraburgimi Gruevskit, i cili akuzohet në lëndën “Titanik”.
Prokuroria speciale publike i cili kërkon paraburgim për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, i akuzuar në rastin “Titanik”, konsideron se mund të ikë, derisa mbrojtja konsideron se PSP e ka parashtruar akuzën jashtë afatit ligjor.
Në seancën publike ishin të pranishëm Gruevski, të cilin do ta mbrojnë tre avokatë: Dimitar Dangov, Boro Taseski dhe Sanja Aleksiq. Prokurorë të PSP janë Burim Rrustemi dhe Gavrill Bubevski.
PSP në përgjigje të ankesës thekson se Gruevski ka shmangur që të paraqitet në marrjen në pyetje edhe pse ka pranuar ftesa rregullisht dhe se masa e paraburgimit do ta sigurojë praninë e tij.
Gjykata deri më tani i ka refuzuar të gjitha ankesat e vendimeve të Gjykatës Penale në lidhje me lëndët e PSP.