Shkup, 2 maj – Në Gjykstën penale sërish u shtye seanca për lëndën “Titanik”, që është rasti i parë i zbardhur nga Prokuroria speciale publike.
Gjykatësi Osman Shabani para të gjithë të akuzuarve kumtoi se seanca e sotme shtyhet sepse Gyjatat supreme dhe e Apelit ende nuk i kanë parashtruar përgjigjet ndaj kërkesës për përjashtim të u.d. kryetarit të Gjykatës së Apelit dhe zëvendësit së tij, si dhe të kryetarit të Gjykatës penale dhe zëvendësit të tij. Duke pasur parasysh faktin se nuk janë respektuar kushtet ligjore për vazhdim të procedurës gjykatësi vendosi që seanca të shtyhet për më 9 maj.
Në “Titanik” janë të akuzuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stano Kournovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marijan Nakeski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.
Ata dyshohen nga PPS për bashkëpunim kriminel, shkeljen e së drejtës së zgjedhjes, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrimin e materialit zgjedhor dhe për keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2012.
Në sallën e gjykatës sot erdhi ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, gjykimi i së cilës, për shkak të shtatzanisë së rezikshme, është ndarë në rastin “Tanku”. Ndërsa nga arresti shtëpiak në sallë gjyqësore ishin të pranishëm edhe të akuzuarit Munir Pepiq dhe Edmond Temellko.