Seanca e sotme gjyqësore për lëndën “Titanik” të PSP për shkak mungesës së kushtet për mbajtjen e seancës është shtyrë më 23 nëntor. Në seancën e sotme nuk ishin të pranishëm ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe ish Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Kiril Bozhinovski të cilët sot në mëngjes janë në paraburgim në burgun e Shutkës.
Në seancë ishte e pranishme ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, e cila para fillimit të seancës deklaroi se nuk pret masat e kujdesit të shqiptuara gjykata, të kthehen në paraburgim.
Prokurorja e PSP Lile Stefanova në fillim sqaroi se paraburgimi për Janakieskin dhe Bozhinovskin është kërkuar sepse gjatë ditës së djeshme Prokuroria Speciale Publike ka marrë informata se ata përgatiten të arratisen në mënyrën e njëjtë si Gruevski.
Paralajmëroi se nëse ekzistojnë informacione për arratisje edhe për të akuzuarit tjerë në lëndën “Titanik” do të kërkohet paraburgim.
Për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, prokurorja Stefanova kërkoi të dënohet në mungesë, por u kundërshtua nga avokatët e mbrojtjes.
Për propozimin e tillë të Stefanovës, siç theksoi gjykatësi Osman Shabani, këshilli gjyqësor do të prononcohet në mënyrë shtesë.
Sipas avokatit të mbrojtjes Elenko Milanov, me gjykim në mungesë Gruevskit i shkelen të drejtat themelore siç janë pjesëmarrja në procedurë, marrja në pyetje e dëshmitarëve dhe prononcimi për dëshmitë.