Shkup, 25 tetor – Korrigjimi i procesverbale për zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Komunën e Çairi ishin temë diskutimi në seancën e fundit për rastin “Titanik 3”. Dëshmitarët e propozuar nga Prokuroria Speciale Publike, një pjesë e të cilëve ishin edhe të vetë palës mbrojtëse, thanë se procesi zgjedhor deri në orë 19:00 të zgjedhjeve në fjalë kishte kaluar pas një shkelje apo parregullsi, shkruan gazeta KOHA. Rrëfimin e tij si dëshmitar në seancën e ditës së enjte e dha Ajdin Ajdini, i cili në vitin 2013, në shkollën fillore “Tejefuz”, kishte qenë kryetar i një Këshilli Zgjedhor.
“Atë ditë gjithçka është zhvilluar në përputhje me dispozitat ligjore. Pastaj, me përmbylljen e vendvotimeve, ne kemi qëndruar në klasa dhe kemi filluar me numrin e votave. Për këtë detyrë zgjedhet një person nga Këshilli Zgjedhor. Numri i procesverbaleve të përgatitur atë ditë ka qenë i madh. Saktësisht nuk më kujtohet. Të gjithë ishin të shënuara me numra, siç ishin 16, 20 e kështu me radhë. Kur jemi te korrigjimi i procesverbaleve, duhet të theksohet se ligjërisht na takon neve sipas nevojës ti korrigjojmë. Për këtë arsye, edhe vulat i mbajmë me veti”, tha dëshmitari Ajdini.
Prokurorja speciale Fatim Fetai, duke ia përkujtuar dëshmitarit Ajdini procesverbalet e nënshkruara të asaj dite, të enjten e pyeti se vallë ai e kishte nënshkruar dhe vulosur një procesverbale të korrigjuar. “Ky nuk është nënshkrimi e as… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)