Shkup, 15 mars – Me nxjerrjen e dëshmive materiale, më saktësisht me dëgjimin e bisedave të “bombave”, në Gjykatën Penale filloi seanca për lëndën “Titanik 3” të PSP, ku janë akuzuar Ejup Halimi dhe Ismet Guri, për shkak se si anëtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Çair në zgjedhjet lokale në vitin 2013 “kanë shkatërruar materiale zgjedhore”.
Prokurori Gavrill Bubevski kërkoi pajtueshmëri nga të akuzuarit dhe mbrojtja që të mos përsëritet nxjerrja e dëshmive materiale, që tanimë dy herë janë nxjerrë para këshillit të mëparshëm gjyqësor. Kërkoi që e gjithë ajo të përcillet në procesverbalin e kaluar me çka, siç tha nuk do të përsëritej.
Të akuzuarit nuk u pajtuan me propozimin e prokurorit dhe vazhdoi nxjerrja e dëshmive materiale. Njëra prej bombave u dëgjua se si dy persona bisedojnë për zgjedhjet, ku njëri i thotë bashkëbiseduesit të votojë për Strumicën për shkak se do të jetë e nevojshme edhe për Çairin.
Bubeski prezantoi raporte në këshillat zgjedhore nga zgjedhjet lokale në vitin 2013 që përmbajnë rezultate të përmbledhura për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Çairit, që, siç tha prokurori, të dukshme janë korrigjimet e dokumenteve që tregojnë se si nuk duhet të mbahen procesverbale.