Tiranë, 26 shkurt – Pas shpërndarjes së protestës së opozitës dhe largimit të protestuesve nga sheshi para Kuvendit në vendngjarje ka mbërritur në vendngjarje grupi hetimor që ka rrethuar zonën dhe po fotografon gjithçka ka mbetur pas protestës.
Prej orës 17:00 deri në 20:00 opozita protestoi para Parlamentit me thirrjet: Rama ik! Në fillimi pati djegie gomash para Parlamentit dhe protestuesit hodhën sende drejt protestuesve. I pari i demokratëve, Lulzim Basha, ka tërhequr protestuesit nga selia e Kuvendit për t’i grumbulluar madje ata para selisë partiake, pwrcjellw gazeta KOHA.
Situata u tensionua në momentin kur protestuesit tentuan të thyenin kordonin e parë të policisë për të hyrë në Kuvend. Policia hodhi gaz lotsjellës dhe tymuese për të zmbrapsur protestuesit, njofton Ora njuz.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha, Monika Kryemadhi e LSI-së por dhe Idrizi i PDIU-së, apo Fatmir Mediu i PR-së mbajtën fjalën para protestuesve duke bërë thirrje largimin e qeverisë Rama, krijimin e qeverisë teknike që do përgatisë zgjedhje të lira.
Disa herë u hodhën gaz lotsjellës, ndërsa Basha në një moment akuzoi Ramën se përdori sulmin kimik ndaj protestuesve. Gjatë gjithë protestës forca të shumta policie mbajtën të rrethuar parlamentin, ku deputetë të mazhorancës votuan strukturën e KLP-së dhe KLGJ-së.(koha.mk)