Një vajzë 13 vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e sontme në spital në tiranë.
E mitura me inicialet K.B është gjetur nga babai i saj e plagosur në banesë. I ati Xh.B. e ka dërguar me urgjencë në spital por e mitura nuk i ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Vajza ishte plagosur në bark por nuk dihet ende se kush e ka qëlluar.
Policia dyshon për vrasje, përderisa po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së rëndë.