Presidenti shqiptar Ilir Meta ia uroi Maqedonisë ftesën e marrë për fillimin e negociatave inkuadruese për anëtarësim në NATO.
Në këtë rast, Meta ftesën e vlerëson si katalizator të mëtejshëm për sigurinë në rajonin e Ballkanit Peërndimor.
Përmes rrjetit social Twitter, Meta ka shkruar se samiti i NATO-s e ka përforcuar lidhshmërinë thelbësore të Aleancës përmes vendimet angazhuese për të gjitha vendet.
“Samiti, i NATO-s në Bruksel e ka përforcuar lidhjen jetike transatlantike përmes vendimeve edhe më angazhuese për të gjithë. E përshëndes ftesën për anëtarësim drejtuar Republikës së ardhshme të Maqedonisë së Veriut, katalizator për më shumë siguri dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Meta.
Marrjen e ftesës e përshëndeti edhe kryeministri Rama.
“Duke e vlerësuar lartë marrëveshjen e arritur midis Shkupit dhe Athinës, Shqipëria e mbështet fillimin e procedurave për anëtarësim sa më të shpejtë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shkroi Rama në fejsbuk.