Tiranë, 28 shkurt – Zëdhënësja e Qeverisë së Shqipërisë dhe ministre aktuale e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali vlerësoi sot se delegacioni i Parlamentit Evropian qartë tha se nuk ka qeveri kalimtare.
“Delegacioni i PE foli troç fare. duke rrënuar pikë për pikë çdo pretendim absurd për qeveri tranzitore e parlament jo legjitim”, tha Spiropali, njofton Koha jonë.
Teksa i bëri thirrje ish kolegëve deputetë të reflektojnë dhe të mos humbasin sipas saj më shumë se çfarë kanë humbur, ajo ka theksuar se “shtëpia e përbashkët është në BE dhe jo në oborrin e Bashës dhe Kryemadhit”.