Tirana zyrtare e përshëndeti votimin e ndryshimeve kushtetuese

Tirana zyrtare e përshëndeti votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e RM-së, me të cilit, siç vlerësohet zyrtarizohet emri Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme, Ditmir Bushati në Tuiter shkroi se me votimin final të Marrëveshjes së Prespës, vendit i hapet rruga drejtë anëtarësimit në BE dhe NATO.

“Votimi përfundimtar i Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti maqedonas është një demonstrim i qartë i aftësisë politike për të hapur rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Kontributi i partive politike shqiptare edhe njëherë u dëshmua si faktor vendimtar. Urime”, shkroi Bushati në Tuiter.
Mediet shqiptare, me shpejtësi të madhe e publikuan lajmin për votimin ndryshimeve kushtetuese, duke theksuar se Republika e Maqedonisë e ndryshon emrin në Republika e Maqedonisë së Veriut. Veçanërisht e potencojnë kontributin e deputetëve të partive politike shqiptare, të cilët përsëri kanë treguar se janë faktor vendimtar për stabilitetin e vendit.