Shqipëria ka shpallur të padëshiruar dy diplomatë iranianë, për shkak të dyshimit të fortë se kanë cënuar sigurinë e Shqipërisë. Dy diplomatët, që kanë punuar pranë Ambasadës së Iranit në vendin tonë, dyshohet se janë implikuar në aktivitete të cënimit të sigurisë së shtetit shqiptar.
“Shqipëria ka marrë vendim për shpalljen si persona të padëshiruar të dy diplomatëve të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilët dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend.
Vendimi për shpalljen e diplomatëve iranian si të padëshiruar është marrë në konsultim me vendet aleatë, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik”, thuhet në njoftimin e MEPJ.