Tirana kundër Crvena Zvezdës nëse e kalon raundin e parë

43

Sot është hedhur shorti për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Në rast të kalimit të raundit të parë, kampionia e Shqipërisë, Tirana, pritet të ketë punë me klubin serb, Crvena Zvezda, në raundin e dytë.

Klubi serb ka pasur një short të lehtë në raundin e parë, derisa do të përballet kundër klubit modest nga Gjbraltari, FC Europa. Ndërsa, Tirana për të kaluar tutje duhet të triumfojë në udhëtim te Dinamo Tbilisi.

Kampioni i Kosovës, Drita, ka mësuar edhe kundërshtarin e mundshëm të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, në rast se arrin në këtë fazë.

Drita fillimisht duhet të kalojë finalen e fazës parakualifikuese, ku nesër do të ndeshet me Linfieldin. Në rast të triumfit në këtë ndeshje në fazën e parë kualifikuese do të ndeshet me klubin e njohur polak Legia nga Varshava.

E nëse arrin të bëjë befasi, e ta kalojë edhe këtë fazë, atëherë në rrethin e dytë kualifikues do ta pres fituesin e duelit mes Ararat-Armenias të Armenisë dhe Omonias së Qipros. Kështu është caktuar sot në shortin e hedhur në Nyon.

Vendos do të jetë fituesi i duelit mes Legisë dhe Dritës.

Comments are closed.