Shkup, 25 nëntor – Me golin në minutën e 93, FC Shkupi ka mposhtur Bellasicën, ndërsa autor i golit të fitores e shënoi mbrojtësi Tipuriç, bën të ditur gazeta KOHA. Me këtë fitore Shkupi pas një kohe të gjatë shkëputet nga pozita e poshtme e tabelës dhe tani me 19-të pikë, gjendet në pozitën e gjashtë.
Në krye asgjë e re. Shkëndija e cila kryeson tabelën e klasifikimit, me dy golat e mbrojtësit Egzon Bejtullai, ka mundur në cilësinë e mysafirit skuadrën e Pobedës, derisa Vardari me 0-1 ka mundur Sileksin në Kratovë.
Renova nuk ka arritur të shfrytëzojë terrenin vendas, duke luajtur 1-1 ndaj Akademia Pandevit.
Fitoren më të thellë në kuadër të javës së 16-të e shënoi Rabotniçki, e cila me 5-1 mundi Makedonija Gj.P.
Rezultatet:
Pobeda – Shkëndija 0-2
Rabotniçki – Mak.Gj.P. 5-1
Renova – A.Pandevi 1-1
Shkupi – Bellasica 1-0
Sileksi – Vardari 0-1