Timonie: Zgjedhje të suksesshme, reforma dhe ligj për prokurori për datë për bisedime

0

Shkup, 15 janar – Ambasadori francez Kristian Timonie vlerëson se deri në samitin në Zagreb, BE-ja do të jetë e gatshme me metodologjinë e re të negociatave për anëtarësim në Union.

“E di se propozimin e Komisionit duhet ta marrim deri në fund të këtij muaji. Për këtë nuk vendoset njëzëri. Ka koncensus për propozimet tona. Nuk pres komplikime sepse propozimet tona ishin bazuar në argumente për të cilat nevojitet kohë. Mendoj se deri në samitin në Zagreb do të jemi të gatshëm”, tha ambasadori francez Timonie për Brifingun e mëngjesit.

Për fillimin e negociatave, thotë, kjo do të varet nga zbatimi i suksesshëm i zgjedhjeve, agjenda reformuese dhe miratimi i ligjit për prokurori.

“Na duhen zgjedhje të suksesshme. Progres në agjendë. Sepse ekziston metodologji, por ekziston edhe agjendë e reformave në agjendën politike si dhe ligjin për Prokurori”, thekson ambasadori francez Timonie. (koha.mk)

Comments are closed.