Kavadar, 23 prill – U informova edhe për mënyrën, në të cilën janë zbatuar zgjedhjet. Kam vërejtur se jehona ka qenë mjaft e lartë në Kavadar. Kjo është dëshmi për pjekuri demokratike në Kavadar. Por, edhe për dëshirën që sa më shpejt të zgjedhet shefi i shtetit. Edhe neve na nevojitet kjo, sepse kjo do të thotë afrim drejt Bashkimit Evropian, theksoi sot ambasadori francez Kristian Timonie, sot në Kavadar.
Timonie theksoi se i presin të gjitha idetë e mira që do të mund të marrin mbështetje franceze. Qëndrojnë në dispozicion edhe ambasada edhe instituti francez, që të mbështeten të gjitha idetë e mira.
Kryetari i Kavadarit, Mitko Jançev tha se ambasadori francez është mik i Komunës së Kavadarit.
Ai përkujtoi se Qeveria franceze tashmë ka paralajmërim për fonde jashtë Republikës së Francës. Për herë të parë e përfshin edhe Ballkanin.