Shkup, 27 qershor – Bëhet fjalë për një tekst të baraspeshuar i cili i reflekton përpjekjet që u bënë nga ana e këtij vendi dhe përpjekjet të cilat mbeten për t’u bërë. Me një fjalë të them “përpara, vetëm shkoni përpara”. Këtë e theksoi ambasadori francez, Kristian Timonie, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për të komentuar për vendimin e djeshëm të Këshillit të BE-së për t’i dhënë Maqedonisë rekomandim të kushtëzuar për fillim të negociatave në qershor të vitit 2019.
“Qëndrimi i Francës ishte i njohur dhe është i njohur prej dje. Tani ndodhet për miratim para shefave të shteteve dhe qeverive në takimin e ardhshëm që do të pasojë në samit”, deklaroi ambasadori Timonie para promovimit të librit “Evropa, shtëpia jonë e përbashkët” nga Zhan Mone.