Shkup, 1 maj – Maqedonia e Veriut realizoi progres të madh sidomos nga viti 2016 e këtej. Megjithatë, gjithmonë nga ana jonë ishte qartë e ditur se progresi i vërtetë mund të shihet përmes kritereve të sundimit të drejtësisë dhe se ai do të paraqet bazë për fillim të negociatave, thotë në intervistën për MIA-n ambasadori francez në vend Kristian Timonie. Ai në intervistë përqendrohet në Strategjinë për Ballkanin Perëndimor që e publikoi dje Franca pas samitit joformal për Ballkanin Perëndimor në Berlin, që e organizuan presidenti francez Fransoa Makron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.
Timonie thotë se Strategjia e vërteton përkushtimin e Francës në nivelin më të lartë për mbështetje të rrugës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për rrethin e parë të zgjedhjeve thotë se kanë kaluar në frymë demokratike, ndërsa në lidhje me rrethin e dytë u bën thirrje qytetarëve të dalin në votim dhe se për ata, siç thotë Timonie, kjo “do të paraqet inkurajim të madh që t’ju ndihmojmë në rrugën tuaj evropiane”.
“Franca doli me Strategji për Ballkanin Perëndimor? Çka është risi, gjegjësisht mesazh kyç, që do t’i prek vendet e Ballkanit Perëndimor? Kjo Strategji e konfirmon përkushtimin tonë në nivel më të lartë për mbështetje në rrugën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo bazohet ndaj pritjeve të njerëzve të cilët jetojnë në këtë rajon për të parë avancim real në sferën e reformave dhe qeverisjes së të drejtës. Por kjo bazohet edhe ndaj pritjeve tona për të parë se avancimi po materializohet dhe konkretisht konfirmohet në praktikë. Mbështetja për reformën e sistemit juridik dhe në përgjithësi për implementimin e standardeve evropiane në sferën e administratës do të paraqesë kontribut konkret ndaj rrugës tuaj evropiane. Sferat janë qartë të identifikuara dhe angazhimet tona do të paraqesin mbështetje dhe plotësim të aktiviteteve tani më të realizuara në kuadër të BE-së dhe institucioneve tjera multilaterale”, ka thënë ambasadori francez, ndërsa shton se bëhet fjalë për mobilizim të përpjekjeve tona rreth mundësive konkrete për bashkëpunim që do të mbështetet nga Agjencia franceze për zhvillim.