Procesi i revizionit të BE-së ekziston dhe nëse jepen pika pozitive deri në maj nga ana juaj dhe jonë, mendoj se do të kemi lajme të mira, deklaroi ambasadori francez Kristian Timonie, raporton TV21.
Ai shtoi se së pari duhet të organizohen zgjedhje të mira, përkatësisht të vazhdohet me marrjen e raporteve pozitive nga OSBE për organizimin e zgjedhjeve, po ashtu edhe procesi zgjedhor duhet të përforcohet. Me këtë, ai tha se do të dërgohet mesazh i mirë për RMV-në se është vend demokratik i cili i plotëson kriteret e Kopenhagës.
“Kjo përmbajtje e Kuvendit duhet ta përfundojë ciklin e saj ligjvënës me miratimin e ligjit që parandalon çdolloj dhune ndaj femrave. Kjo do të ishte gjest i bukur. Nëse miratohet ky ligj, pastaj mbetet që partitë e mëdha politike të merren vesh për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve, por gjithashtu edhe për luftë më të suksesshme kundër korrupsionit, për gjyqësi më të drejtë që do të luftojë korrupsionin. E di se kjo është rrugë e gjatë, por ne jemi në anën tuaj për të ndihmuar. E dini se ekziston proces të revizionit të BE-së dhe në qoftë se jepen pika pozitive deri në muajin maj edhe nga ana juaj edhe nga ana jonë, mendoj se do të kemi lajme të mira”, theksoi Ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut, Kristian Timonie.