Shkup, 15 qershor – Reforma të caktuara tashmë janë zbatuar, mbesin edhe reforma tjera që duhet të zbatohen dhe me të vërtetë bilanci tashmë është bërë. Në fillim të verës do të ketë takime të rëndësishme që do të mbahen, por gjithashtu edhe në fillim të vjeshtës. Është herët për t’u bërë analizat. Gjendemi në një periudhë thelbësore për Bashkimin Evropian njëjtë sikur edhe që periudha është shumë e rëndësishme edhe për vetë Ju. Por, nëse duhet të tërheqim çfarëdo lloj konkluzioni nga tërë kjo do të them se muajt të cilat vijnë duhet të shfrytëzohen në mënyrën më të mirë që të mundet agjenda reformuese tërësisht të zbatohet, veçanërisht këtu mendoj në Ligjin për Prokurorinë Speciale Publike.
Këtë sot e theksoi ambasadori francez Kristijan Timonie, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për atë që nuk morëm datë për negociata në qershor me BE-në i detyrohet moszbatimit të reformave ose problemeve të brendshme ose mospajtimeve brenda në BE. Në pyetjen nëse Ligji për PSP-në është kusht për marrje të dritës së gjelbërt edhe nga Franca tha se bëhet fjalë për temë të rëndësishme për më shumë shtete-anëtare të Unionit, sepse, siç sqaroi, ajo është dëshmi për qeverisjen e së drejtës.
“Ne Ju shoqërojmë në atë rrugë. Për momentin nuk mund t’u jap datë të saktë, por dua ta dini se ne jemi me Ju. Flamuri evropian është me yje dhe e dini se ato shumë bukur janë sistemuar që në fund të vitit të merren përgjigje pozitive të tërë asaj që ju e pritni. Për momentin shtetet anëtare bisedojnë mes vetes dhe me zgjuarsi e ndjekin tërë atë që ndodh në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa në atë fushë dua ta theksoj veçanërisht bashkëpunimin francezo-gjerman, por edhe zhvillimin e gjendjes në tërë rajonin në suaza të strategjisë që e shpalli presidenti ynë i shtetit. Përfunduam edhe me organizimin e seminarit të fundit, që është destinuar për përgatitje të Sekretariatit për Çështje Evropiane për udhëheqje të negociatave”, tha Timonie para hapjes së konferencës ndërkombëtare “Nga partneriteti deri te anëtarësimi: Maqedonia e Veriut dhe perspektiva francezo-gjermane”, në organizim të Lëvizjes evropiane dhe Fondacionit Konrad Adenauer.
Potencon se javën e fundit ka pasur kontakte të shpeshtuara mes Francës dhe Maqedonisë së Veriut, përkatësisht konsultime të cilat janë mbajtur në presidencën e Francës, Sekretariatin francez për çështje evropiane, Senatin francez dhe në Kuvendin francez. “Mund të them se për momentin jemi në diskutime intensive mes dy vendeve. Për vitin që kaloi kemi me të vërtetë bilanc pozitiv, veçanërisht në arritjen dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjen e arritur për fqinjësi të mirë me Bullgarinë”, shtoi ambasadori Timonie.
Nënkryetari i Lëvizjes Evropiane Muamed Halili tha se bëhet fjalë për konceptime të rëndësishme – franceze dhe gjermane. Sipas tij, konceptimi francez është më i rëndë dhe më i gjatë, ndërsa ai është plani për Ballkanin Perëndimor të Francës që nënkupton bashkëpunim të ngushtë me ekonominë, financat, mbrojtjen, punët e brendshme, përforcimin e stabilitetit jo vetëm në shtet, por edhe në ruajtjen e kufijve, derisa qëndrimi gjerman është shumë më i lehtë, sepse i referohet zgjerimit të BE-së.