Tetovë, 17 dhjetor – Hapja e negociatave për anëtarësim në BE duhet të jetë reflektim të meritave që të ketë sukses edhe për ju edhe për Evropën. Nuk është qëllimi vetëm të fillohen negociatat, por të gjitha pikat t’i përmbushni, t’i realizoni dhe Maqedonia të fillojë negociata.
Këtë e theksoi sot ambasadori francez Kristian Timonie në pyetjen e gazetarëve lidhur me fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në pas mbajtjes së ligjëratës para studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë në temë “Politika e jashtme e Francës”.
“Qëllimi ynë është të synojmë ndaj kësaj t. krijojmë një Evropë të pavarur e cila do të bashkëpunojë me të gjitha vendet anëtare. Gjithashtu me të gjitha shtetet në mbarë botën. Me qëllim që sa më shumë të integrohemi dhe bashkëpunojmë”, tha ambasadori rreth politikës së jashtme të Francës.
Ambasadori i Francës porositi se ka kushte të shkëlqyera dhe bursa për mësim në gjuhën frënge në vendin e tij, ndërsa bëhen tentime që të ketë mundësi të mira për atë edhe në universitetet e Maqedonisë së Veriut.
Në takim me udhëheqësin e UEJL është biseduar pikërisht për bashkëpunim më intensiv rreth studimeve në gjuhën frënge.
Në UEJL rregullisht mbahen ligjërata nga ana e ambasadorëve. Muajin e kaluar ligjëratë pati ambasadorja amerikane Kejr Meri Bërns.