Nënkryetari i Komisionit Evropian, Frans Timermans paraqiti kushtet për anulimin e Bregzitit dhe iu bëri thirrje britanikëve që të mbesin në unionin doganor të Bashkimit Evropian. Ai e theksoi këtë në intervistën e publikuar sot nga ana e grupit mediatik gjerman Funke.
“Nëse britanikëve iu nevojitet periudhë më e gjatë, atëherë duhet ta dini se pse, thotë ai. Përderisa kjo nuk është e qartë, Bregziti mund të anulohet vetëm për dy javë, me qëllimin e vetëm – parandalimin e lëshimit kaotik më 29 mars.
Siç thotë zëvendëskryetari i KE-së, për atë kohë Londra duhet të tregojë se çka në të vërtetë dëshiron.
“Organizimin e zgjedhjeve të reja? Të mbahet referendum i ri? Pastaj mund të bisedojmë për shtyrjen për disa muaj”, theksoi ai.
Timermans beson se Londra mund të mbetet në unionin doganor të BE-së.
“Ndoshta shumica e parlamentit britanik do ta mbështesë këtë”, tha ai.
“Britanikët votuan që ta lëshojnë BE-në, e jo unionin doganor”, tha Timermans. Sipas tij, Bregziti “do të jetë tragjedia më e madhe në historinë e BE-së” (koha.mk)