Sekretari i amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka njoftuar se qeveria e Trumpit po vlerëson mbylljen e ambasadës në Havana pasi diplomatët amerikanë kanë pësuar një humbje të dëgjimit në mënyrë të panjohur.
Tillerson në një program në kanalin televiziv CBS ka njoftuar se janë duke vlerësuar çështjen për mbylljen e ambasadës në Havana që vendi i tij hapi më 14 gusht 2015 në Kubë pas 50 vitesh. Për mundësinë e mbylljes së ambasadës, Tillerson është shprehur se “Për momentin jemi duke bërë vlerësimin. Është shumë serioze çështja ku disa persona janë dëmtuar. Disa nga njerëzit i kemi sjellë në vend. Po vlerësohet”.
Komentet e shefit të diplomacisë amerikane kanë qenë reagimi më i ashpër i qeverisë amerikane kundër ngjarjeve të përjetuara në ambasadën në Havana. Bëhet e ditur se 21 persona duke përfshirë diplomatët dhe anëtarët e familjeve të tyre në ambasadën e SHBA-ve në Havana, që prej muajit gusht e deri tani kanë pësuar shqetësime si humbje të dëgjimit, tronditje të trurit, dhimbje koke, etj. Pretendohet se diplomatët janë sulmuar me një lloj pajisjeje zanore e cila mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit.