Fuqia jonë është populli. Që sot fillojmë me punë e cila do të triumfojë më 15 tetor me fitore të madhe në rrethin e parë. Ohri çdoherë do të jetë djepi i VMRO-DPMNE-së dhe boshti i Maqedonisë. Këtë në konferencën e sotme për shtyp e theksoi Mitko Tilevski, kandidat i Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” për kryetar të Ohrit.
Tilevski shprehu bindje se qytetarët do ta njohin fuqinë e vërtetë në të dhe në listën e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, si përzgjedhje e duhur për një të ardhme të ndritshme të qytetit të Ohrit. Ai njëkohësisht shfaqi shpresë për zgjedhje lokale të qeta, dinjitoze, korrekte dhe demokratike.