Uashington, 30 shtator – SHBA-ja nuk e njeh referendumin për pavarësinë e Kurdistanit irakian dhe bëri thirrje që t’u jepet fund “kanosjeve për veprim reciprok”, deklaroi sekretari amerikan i shtetit, Reks Tilerson. Në kumtesën zyrtare Tilerson tha se SHBA-ja nuk e njeh “referendumin e njëanshëm të organizuar nga qeveria rajonale e kurdëve të hënën”. “Votimi dhe rezultatet nuk janë legjitime dhe ne vazhdojmë t’i mbështesim Irakun e bashkuar, federal, demokratik dhe të prosperuar”, tha Tilerson. Ai bëri thirrje për qetësi dhe dhënie fund kritikave dhe kanosjeve për aksion reciprok.