Sekretari amerikan i Shtetit Reks Tilerson deklaroi se SHBA-ja do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin, në qoftë se teksti nga marrëveshja nuk ndryshon. Kërkesën e këtillë të SHBA-së e kundërshtojnë Irani dhe nënshkrueset evropiane të marrëveshjes.
Në intervistë për “Foks Njuz”, Tilerson vlerësoi se gabimi më i madh i marrëveshjes së nënshkruar midis Iranit dhe forcave të mëdha në vitin 2015 është “ajo që ka fund” dhe për këtë arsye, me marrëveshjen vetëm shtyhet problemi. Në marrëveshje thuhet se kufizimet e disa aktiviteteve bërthamore iraniane gradualisht po hiqen nga viti 2025.
“Kjo do të thotë se mund të fillojmë të numërojmë nga prapa deri në momentin kur sërish do të fillojnë të zhvillojnë kapacitete ushtarake bërthamore”, thotë sekretari amerikan i Shtetit. “Nëse dëshirojmë të mbetemi në këtë marrëveshje, teksti duhet të ndryshojë”, thotë Tilerson.
Ministrat e punëve të jashtme të vendeve-nënshkruese të marrëveshjes (Irani, SHBA-ja, Kina, Rusia, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe) sot duhet të takohen në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së dhe të bisedojnë për këtë çështje.