Sekretari amerikan i shtetit, Reks Tilerson deklaroi para gazetarëve në Manilë, ku merr pjesë në forumin ASEAN, se Koreja e Veriut duhet t’i ndalojë testimet e raketës balistike, nëse dëshiron dialog me SHBA-në për zgjidhjen e krizës.
“Sanksionet më rigoroze kundër Phenianit, të cilat janë dakorduar prej Kombeve të Bashkuara janë dëshmi se bashkësia ndërkombëtare është e vetmja në synimin drejt çlirimit të Gadishullit Korean prej armëve bërthamore”, shtoi Tilerson.
Ministri kinez i Punëve të Jashtme, Vang Ji deklaroi se shpreson se marrëdhëniet midis Koresë së Veriut dhe të Jugut do të përmirësohen. Sipas Vang, ministri verikorean i Punëve të Jashtme nuk i ka hedhur tërësisht propozimet e homologut jugokorean.