Alarm për zhdukjen e tigrave. Aktualisht në botë kanë mbetur vetëm 3890 ekzemplarë, ndërkohë që në fillim të shekullit të kaluar numëroheshin 100 mijë.
Vendet në të cilat felini i madh rritet janë 13, ndër të cilët India, Rusia, Nepal, Bhutan, Bangladesh, Kina, Indonezia, Tailanda etj dhe janë zotuar që brenda vitit 2022 të dyfishojnë popullsinë e kafshës së egër. Aktualisht vendi ku gjendet numri më i lartë i tyre është India me nënllojin Bengala.
Nga censusi i fundit i kryer në Indi, ekzistojnë 2226 ekzemplarë të tigrit të racës Bengala. Ndërsa numërohen rreth 450 tigra siberianë në Rusi.
Shkaqet kryesore të zhdukjes së kafshës lidhet me veprimtarinë e njeriut. Gjuetia, konflikti njeri-tigër dhe konsumi i habitatit natyror të tij po e çojnë drejt zhdukjes dhe ekspertët thonë se duhen marrë masat e duhura për ndalimin e këtij fenomeni.