Favoritët për titullin kampion të NBA, Golden State Warriors, dështuan në ndeshjen e gjashtë të serisë finale, kur Toronto Raptors u shpall kampion. Humbjen nuk mund ta përballonte një tifoz i Warriors.
Kur u bë e ditur se kampion i ri i NBA është Toronto Raptors, një tifoz i Golden State Warriors u zemërua shumë. Ai fillimisht e goditi televizorin me karrige e pastaj vazhdoi duke e sulmuar një të afërm të tij, që tentoi ta ndalojë, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Raptors e fitoi serinë finale kundër Warriors 4:2. Kawhi Leonard u shpall Lojtari Më i Vlefshëm i Finaleve të NBA, pasi i shënoi mesatarisht 28.5 për ndeshje në serinë finale, transmeton Gazeta Express.