Për skuadrën tonë të zemrës jemi gati të bëjmë çmenduri, sigurisht edhe zgjedhja irracionale dhe gjëra që ata të cilët nuk ndajnë të njëntin pasion (ose “sëmundje”) për futbollin mund të mos i kuptojnë. Dhe për shumë nga ne, për skuadrën e zemrës, shpesh përveç se përjetojmë qindra emocione brenda një ndeshje, shpesh e pësojmë edhe ekonomikisht: janë të shumë, në fakt, ata që vendosin baste mbi “benjaminët” e tyre, edhe kur ndoshta janë të destinuar të mbeten vetëm ëndrra. Mendoni, për shembull, për ato që vitin e shkuar menduan që të “falnin” disa qindarka te fitorja e titullit nga Leiçester Sitit në Premier League. Nuk e kanë bërë, sigurisht, për fitime ekonomike, por për besim. Dhe atyre u ka shkuar mjaft mirë. Ajo që ka bërë një tifoz i Ekster Sitit, megjithatë, ka shkuar përtej çdo pritshmërie. Roxher Hamilton-Kendall, ky është emri i tifozit, nga viti 2008 vendos bast 10 sterlina te fitorja e skuadrës për të cilën bën tifo. Por, kujdes, djaloshi nuk kufizohet që të vendosë bast te fitorja e Ekseter Sitit, sepse do të ishte mjaft e lehtë. Jo, ai, prej vitit 2008 në ditët e sotme, vendos baste të vazhdueshme, çdo të shtunë – ose në mesjave kur ka turne mesjavore – te fitorja e Ekseter Sitit 4-1. Ekster Siti, këto vite, nuk ka kaluar një periudhë të mirë, duke përfunduar në League Two (kategoria e katërt), por Roxherit s’i ka shkuar edhe aq keq: nga 2008, deri më sot, në fakt, ka gjetur 6 herë në kokë rezultatin ekzakt të skuadrës. Bilaci? 600 stërlina të fituara.
Ndeshjet ku djali ka fituar
5 maj 2008: Torkua-Ekseter 1-4
27 shtator 2008: Maklesfilld Taun-Ekester 1-4
20 dhjetor 2008: Ekseter-Roshdal 4-1
16 mars 2013: Ekseter-Bradford 4-1
19 mars 2016: Nots Kauntri-Ekster 1-4
15 tetor 2016: Barnet-Ekseter 1-4