Barcelona fitoi minimalisht 1-0 përballë Sporting Lisbonës në ndeshjen e vlefshme për Champions. Pjesa më e bukur në ndeshjen Sporting-Barcelona ndodhi në minutat e fundit, kur një tifoz kërkoi të puthte këmbët e Messit, pikërisht në vendin ku u rrit kundërshtari më i madh i tij, Cristiano Ronaldo. Messi u përgjigj me dashuri ndaj gjestit të tifozit, të cilit i dhuroi një përqafim të ngrohtë.