Tifozi i uron futbollistes vdekjen, kancerin, leukeminë dhe përdhunimin! (FOTO)

10

Futbollistja e kombëtares së futbollit për femra në Angli, Karen Carney ka postuar në profilin e saj në “Instagram”, disa mesazhe të turpshme që një tifoz i ka dërguar. Një djalë i quajtur Nikola Nikolic i uronte vdekjen, kancerin, leukeminë dhe përdhunimin. Mesazhe që kanë tronditur edhe trajnerin e përfaqësueses së “Tre Luanëve”, Phil Neville. 41-vjeçari e ka postuar mesazhin në profilin e tij në “Instagram” dhe ka kërkuar që menaxherët e këtij rrjeti social të bëjnë diçka në lidhje me personin që ka dërguar një mesazh kaq negativ.

“Sa shanse ju nevojiten të shënoni në pjesën e dytë idiote. Shpresoj të të zërë kanceri dhe lekuemia. Gjithashtu shpresoj që dikush të të përdhunojë deri në vdekje”- i ka shkruar Nikoliç futbollistes britanike.

Mesfushorja e Chelsea-s ka mbetur e tronditur nga mesazhi i tifozit, i cili i ka uruar vdekjen. Reagimet në lidhje me këtë rast kanë qenë të shumta nga opinioni publik. Mesazhi ka ardhur pas ndeshjes që Chelsea fitoi 1-0 ndaj Fiorentinës në kuadër të raundit të të 16-ave në Champions League. Golin e vetëm të këtij takimi që vendosi edhe fitoren e londinezëve e realizoi pikërisht Carney nga pika e bardhë në minutën e 9-të të takimit.

Comments are closed.