Një tifoz i Manchester United është duke luftuar me jetën pasi u godit me thikë nga një shofer taksie në Paris, pas rikthimit sensacional të ‘Djajve të Kuq’ të mërkurën. 44-vjeçari ishte me tre tifozë të tjerë, kur shoferi i taksisë u mohoi atyre të këndonin për fitoren dramatike 3-1 të United në kryeqytetin francez, raporton Sky News. Ai ishte përpjekur të intervenonte kur shoferi u tërhoq dhe nxorri një “thikë të madhe” përpara se të kërcënonte një tifoze femër, transmeton Periskopi, përcjell gazeta KOHA.
Por shoferi e ktheu thikën në të dhe e therri në gjoks – duke e lënë atë të luftojë për jetën e tij në një trotuar. Viktima u transportua shpejt në spital në Francë dhe kishte një operacion urgjent për të hequr gjakun në mushkëri, sipas raporteve. Policia franceze ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me sulmin horror.