Ka pasur edhe momente tensioni mes tifozëve të dy skuadrave gjatë derbit të Torinos, që u luajt të dileën dhe u mbyll me fitoren 0-1 të Juventusit. Dy prej tifozëve ultras kanë hipur mbi barriera dhe janë konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin. Tifozi i Torinos në një moment e ka shtyrë në tokë tifozin juventin, që bie keq nga një lartësi prej 3 metrash. Kanë ndërhyrë më pas forcat e rendit, që kanë qetësuar tifozët e të dyja skuadrave. Të tilla situata në fakt janë të zakonshme në këtë ndeshje derbi, ku rivaliteti në shkallët e stadiumit është më e madh se në fushën e lojës.