Juventusi sot barazoi 2-2 me Sassuolon në shtëpi dhe ishte vërtetë një rezultat dëshpërues për ‘Zonjën e Vjetër’. Cristiano Ronaldo në këtë takim ishte nga minuta e parë dhe realizoi një gol nga penalltia në minutën e 67-të, shkruan Reporteri.net, përcjellë gazeta Koha. Por, CR7 ia mohoi një gol Dybalas në minutën e 69-të ku portugezi ia bllokoi goditjen që po shkonte në rrjet argjentinasit.
34 vjeçari para pak minutash ka bërë një postim në Facebook, ku edhe ka marrë një koment interesant nga një tifoz i tij. Si duket ky tifoz e kishte luajtur në bastore që të fitojë Juventusi.
“Cristiano, unë të dua shumë, por mendoj se t’i duhet të pushosh pak dhe të rikthehesh përsëri duke luajtur si CR7 që unë e njoh. Më ka kushtuar shumë para sot bllokimi që ia bëri një golit. Më dhemb, por unë përsëri kam dashuri për ty,” ka shkruajtur një tifoz në postimin e Ronaldos.
HAHA Ronaldo just blocked his own teammate dybala's goal LOL pic.twitter.com/sVYQ4srJFg
— Asfar 🇵🇰 (@LeoAsfar) December 1, 2019